Rajon & Botë

Vritet një nga komandantët e Al-Nusrës

Një komandant i grupit terrorist “Al-Nusra” është vrarë në afërsi të Aleppos, bëjnë të ditur burimet rebele.

Në llogarinë e Twitterit të grupit të ashtuquajtur Jabhat Fateh Al-Sham thuhet se komandanti Abu Omar Sarakeb ka vdekur në një sulm ajror në një provincë në Aleppo.

Nuk është bërë e ditur se kush e ka kryer sulmin, transmeton KosovaPress.

Fronti Al-Nusra ka ndryshuar emrin në fund të korrikut dhe ka shkëputur lidhjet me Al-Kaidën.

Jabhat Fetah Al-Sham e cila ka selinë në provincën Idlib dhe është një nga grupet më të fuqishme kryengritëse që është duke luftuar Qeverinë siriane, në fillim të vitit 2012.