Një fëmijë i moshës së mitur ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Klinë.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Driton Rugova nga Drejtoria e Policisë rajonale e Pejës, ndërsa ka thënë se vrasja deri më tani cilësohet aksidentale.
Klan Kosova mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Grabanicë, teksa nipi ndërsa po luanin ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Ky lajm është duke u përditësuar, detaje të tjera publikohen së shpejti.