Aktuale

Vritet një boshnjak në veri të Mitrovicës, arrestohet dorasi serb

Një person i moshës 58 vjeçar, i nacionalitetit boshnjak, është vrarë sonte me thikë nga i dyshuari Drashko Stepiq, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në një kafene në veri të Mitrovicës, ndërsa viktima është qëlluar disa herë më thikë.

Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ende nuk dihet motivi i vrasjes.

Viktima është Murat Kuçi, i cili ka jetuar në jug të Mitrovicës, i cili ishte pronar i kafenesë ku është qëlluar.

Burime KosovaPress-it mësojnë se dorasi dyshohet të jetë Drashko Stepiq, i cili veç thikës me të cilën e ka goditur viktimën, ka shtën edhe me armë zjarri, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin.