Aktuale

Vritet në Kanada djali 15-vjeçar i aktorit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, i njohur për disa role të tij në filmat e realizimit socialist, në vitet 1980.

Daja, që jeton prej shumë vitesh në Kanada, ka humbur djalin e vetëm, Denisin, vetëm 15 vjeç, raportojnë mediat në Shqipëri.

Ende nuk ka detaje se si e ka humbur jetën Denisi, por besohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një ndejë. Djaloshi besohet të jetë vrarë gjatë një feste mes adoleshentësh.

Kjo është një goditje e madhe për çiftin Shkëlqim dhe Karmela Daja, edhe për faktin se Denisi ishte djali i tyre i vetëm.

Familja Daja ka marrë ngushëllime të shumta nga ana e bashkëkombësve në Kanada.