Rajon & Botë

Vritet lideri i grupit terrorist në Ingushetia

Në operacionin anti-terrorist në republikën ruse Ingushetia, janë vrarë lideri dhe anëtarët e grupit të armatosur terrorist Malgobek, njoftoi sot komiteti nacional për anti-terror.

“Sipas të dhënave të para, në mesin e terroristëve janë edhe lideri dhe anëtarët e bandës së ashtuquajtur Malgobek, për të cilët kanë qenë të lëshuara fletarrestet”, thuhet në komunikatë.