Një udhëheqës i lartë i një grupi kryesor islamik në Siri, është vrarë në një sulm ajror të koalicionit, pas paralajmërimit të Pentagonit, se kishte atë në shënjestër.
“Ahmed Salameh Mabrouk, një egjiptian i njohur si de Guerre Abu Faraj al-Misri u martirizua pas një sulmi ajror të koalicionit në perëndim të provincës Idlib,” tha Jabhat Fateh al-Sham në një deklaratë”, raporton the telegraph.
I lindur në vitin 1956 në periferi të Kajros, Mabrouk ishte i njohur si një udhëheqës veteran i al-Kaedës dhe Jabhat Fateh Shamit (Fronti i çlirimit të Sirisë), transmeton KosovaPress/