Forcat amerikane i kanë vrarë 11 anëtarë të al-Qaeda në dy sulme ajrore afër Idlib në Siri, përfshirë edhe një ish aleat të Osama Bin Laden, njofton Pentagoni.
Zëdhënësi ushtrisë amerikane, kapiteni Jeff Davis, ka thënë se 10 operativa janë vrarë në një sulm të vetëm ajror më 3 shkurt, transmeton Express.
Në një sulm të dytë ajror më 4 shkurt u vra edhe Abu Hani al-Masri, i cili kishte lidhje të ngushta me liderin e ndjerë të al-Qaedas, Osama Bin Laden.
Thuhet se al-Masri ka ngritur dhe udhëhequr kampe trajnuese të al-Qaedas në Afganistan gjatë viteve 1980-ta dhe 1990-ta./Gazeta Express/