Tre persona janë arrestuar pasi dy gazetarë u vranë gjatë një transmetimi “live” në radio. Ngjarja ka ndodhur në Republikën Domenikane.
Njëri nga gazetarët ishte duke e filmuar shfaqjen e tij “live” në Facebook kur edhe u qëllua.
Pamjet shfaqin momentin kur gazetari ndëpritet nga të shtënat duke shkaktuar panik tek një grua teksa bërtiste “ Të shtëna, të shtëna”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.


Policia thotë se të shtënat ndodhën ditën e së martës në San Pedro de Macoris.
Gazetarët e vrarë ishin Luis Manuel Medina dhe Leo Martinez.
Nga kjo ngjarje mbeti e plagosur edhe një grua e cila nga lëndimet e marra do të hyjë në operacion, thonë autoritetet lokale./GazetaExpress