Rajon & Botë

Vriten dy ushtarë turq në Afrin të Sirisë

Dy ushtarë turq janë vrarë më 2 shkurt nga kurdët e Njësisë Mbrojtëse të Popullit (YPG) në një sulm në Afrin të Sirisë dhe në provincën jugore të Kilisit, raportojnë Forcat Ushtarake të Turqisë.

Një ushtar ishte vrarë në një përplasje me militanët e YPG-së si pjesë e operacionit ushtarak turk “Dega e Ullirit” e cila ka filluar më 20 janar me synimin për të luftuar militanët e YPG-së dhe ata të shtetit islamik të Irakut dhe Levantit, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

Ushtari tjetër ishte vrarë nga një raketë e hedhur në kufirin jugor të provincës Hatay të Kilisit./Periskopi/