Zyrtarët irakianë njoftojnë se të paktën shtatë persona janë vrarë sot në një sulm vetëvrarës ndaj një zone komerciale në kryeqytet, Bagdad.
Një zyrtar policor ka thënë se kamikazi iu kishte afruar një tubimit të punëtorëve të ndërtimtarisë duke e shpërthyer jelekun me eksploziv sot në mëngjes, transmeton Express.
Sipas tij, edhe 20 civilë të tjerë janë lënduar në këtë sulm.
Sulmi ka shkaktuar edhe dëme në dyqane dhe makina