Të paktën 43 njerëz janë vrarë në luftime ndërmjet grupeve të armatosura dhe forcave qeveritare përreth qytetin jugor sudanez, Wanu, javën e kaluar, njoftoi sot një zyrtar qeveritar.
Reuters njofton se mijëra njerëz kanë ikur nga luftimet në vendin më të ri të botës, i cili akoma goditet nga dhuna pesë vjet pasi fitoi pavarësinë nga Sudani armik i ish luftës civile, dhe disa muaj pas marrëveshjes së paqes me rebelët brenda kufijve të vet, përcjell Gazeta Express.
Forcat qeveritare kanë bërë betejë me luftëtarët besnikë të Ali Tamin Fatan, lider i milicisë e cila po përpiqet që të marrë kontroll mbi territorin më tej në perëndim afër kufirit me Republikën e Afrikës Qendrore, kështu ka thënë zëvendësi qeveritar, Makuei Lueth.
“Deri këtë mëngjes, raporti të cilin e mora njofton se janë vrarë 39 civilë dhe katër policë,” tha ai.
Ai shtoi se numri i të vrarëve mund të rritet.