Rajon & Botë

Vriten 36 minatorë në Zamfara

Persona të armatosur kanë vrarë 36 minatorë në minierën e arit në veriperëndim të Nigerisë, njofton policia.

Sulmuesit u futen me vrull në një kamp miniere në rrethinën Maru, në shtetin Zamfara, dhe i qëlluan për vdekje 36 minatorë, transmeton Express.

Motivi i sulmit mbetet i paqartë. Guvernatori i Zamfara, Abdulaziz Yari Abubakar, e ka quajtur sulmin akt terrorist.

Në korrik të këtij viti, presidenti nigerian Muhammadu Buhari dërgoi forcat speciale për t’i luftuar grupet kriminale në malet e Zamafa.

Qindra njerëz janë vrarë në fshatrat e kësaj zonë gjatë tri viteve të fundit./Express/