Aktuale

Vriten 26 civilë dhe 2 trupa të NATO-s në Afganistan

Një zyrtar policor i Afganistanit njofton se 26 civilë janë vrarë në një sulm i cili vrau dy ushtarë amerikanë.

Gjenerali Qasim Jangalbagh nga provinca Kunduz, thotë se disa nga të vrarët në sulmin e të enjtes në mëngjes, përfshijnë anëtarë të familjes së një luftëtari taleban, transmeton Express.

Ai shtoi se sulmi i forcave amerikane dhe afgane vrau 65 luftëtarë talebanezë, përfshirë edhe dy komandantë të kësaj kryengritje.

Sot më herët, NATO-ja njoftoi për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë, si dhe për plagosjen e dy të tjerëve gjatë sulmit. /Express/