Dy ushtarë turq janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë në një sulm me makinë-bombë afër qyteti al-Bab, në veri të Sirisë, i cili kontrollohet nga ISIS-it.
CNN Turk raporton se sulmi ndodhi teksa rebelët sirianë, të mbështetur nga trupat, aeroplanët luftarakë dhe artileria turke, e rrethuan al-Babib si pjesë e një operacioni tremujor, transmeton Express.
Sipas saj, operacioni ka pasur për qëllim që t’i largojë forcat e milicisë kurde dhe ISIS-in nga rajoni kufitar turk./Express/