Rajon & Botë

Vriten 2 persona, plagosen disa të tjerë gjatë një ndeje për Halloween

Dy persona janë vrarë në një incident me të shtëna gjatë një party për Halloween mbrëmë në Newburgh, rreth 70 milje në veri të New York City.

Raportohet edhe për disa të plagosur, transmeton Express.

Sipas AP-së, Departamenti i Policisë në Newburgh njoftoi se incidenti me të shtëna ka ndodhur pak para orës 1 pas mesnate, brenda një banese.

Policia është në ndjekje të një të dyshuarit apo më shumë të dyshuarve, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes./Express/