Katërmbëdhjetë anëtarë të një familje janë vrarë në një sulm ajror në lindje të Alepos, një zonë kjo e kontrolluar nga rebelët në Siri, njoftojnë shpëtuesit vullnetarë.
Në mesin e të vdekurve janë tetë fëmijë dhe dy gra, sipas Mbrojtjes Civile, transmeton Express.
Një banor i Alepos ka thënë për BBC se vendi është goditur nga bombardime të rënda në 24 orët e fundit.
Tags:lufta ne siri