Rajon & Botë

Vriten 10 të burgosur nga sulmi me granatë dhe të shtëna në burgun filipinas

Dhjetë të burgosur janë vrarë nga shpërthimi i një granate të dyshuar dhe rrebeshi i plumbave që goditën një burg në Filipine, njoftojnë zyrtarët.

Dy kriminalë të dyshuar të drogës nga Kina janë në mesin e viktimave, ndërsa drejtori i burgut është lënduar rëndë në shpërthimit e së enjtes, raporton The Guardian, përcjell Express.

Inspektori i lartë Xavier Solda, zëdhënës i Zyrës së Menaxhimit dhe Penologjisë së Burgut, ka thënë se tetë nga të burgosurit e vrarë të enjten mbrëma në burgun e qytetit Paranaque përballeshin me akuza të drogës, përfshirë dhe dy kinezët të cilëve u ishte gjetur sasi të mëdha të drogës.

“Gjatë hetimit fillestar, mund të konfirmojmë se ka ndodhur një shpërthim brenda burgut, por se çfarë e ka shkaktuar atë, ende jemi duke e hetuar,” tha Solda./Gazeta Express/