Një 57-vjeçar ka qëlluar për vdekje vajzën dhe gruan e tij e më pas veten.
Vajza ishte 19 vjeç, ndërsa gruaja 50 vjeçe, pasi kjo e fundit i kishte thënë se martesës së tyre 26 vjeçare i kishte ardhur fundi.
Ngjarja ka ndodhur në Britani, derisa autori I vrasjes Lance Hart pasi vrau vajzën e tij dhe gruan Claire kreu më pas vetëvrasje me armën e zjarrit të cilën e kishte marrë me vete. E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë një vend parkimi në Lincolnshire të Britanisë.
Fillimisht policia është frikësuar për ndonjë sulm të mundshëm terrorist./KP