Aktuale

Vret kushëririn me armë zjarri

Gjergj Hasani 36 vjeçar nga Dhembelani i Tepelenës ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij Altin Llani, ka bërë të ditur policia në Shqipëri.

Policia sqaron se në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Tepelenë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dhëmblan, Tepelenë ka ndodhur një vrasje.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Shërbimet e Policisë ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin Gjergji Hasani 36 vjeç, banues në Dhemblan, të Tepelenës.

36-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Altin Llani, 37 vjeç banues në Fier, të cilin e kishte kushëri”, njofton policia.

POlicia ka shtuar se autori i dyshuar kohët e fundit kishte shfaqur probleme me depresionin.