Rajon & Botë

Vret gruan sepse i vonoi darkën

Një 60 vjeçar nga India është arrestuar nga policia sepse qëlloi për vdekje gruan e tij, e cila nuk i kishte servuar darkën me kohë.

Ashok Kumar u kthye i dehur të shtunën në shtëpi, dhe pasi kishte hyrë në një argument me gruan e tij, ai e kishte qëlluar atë në kokë me armë zjarri, e cila rrugës për në spital kishte ndërruar jetë.

Familjarë të çiftit bënë të ditur se Kumar ishte person i varur nga alkooli, dhe kur ishte kthyer në shtëpi kishte kërkuar darkën menjëherë nga guraja e tij e cila nuk ia kishte servuar në kohë, veprim ky të cilin e pagoi me jetë, shkruan BBC.

E ndjera quhej Sunaina dhe ishte vetëm 55 vjeçare. Ajo shpesh herë ishte munduar të fliste me burrin e saj për varësinë e tij nga alkooli, por pa sukses.

Dhuna familjare është krimi më i madh ndaj grave në Indi në dekadën e fundit.