Veli Dervishi, 74-vjecari që vrau gruan gushtin e vitit të kaluar në Golen është dënuar me 35 vite burg nga gjykata e krimeve të rënda.
Me anë të gjykimit të shkurtuar ai shmangu dënimin me burgim te përjetshëm.
Veli Dervishi, verën e kaluar, qëlloi me sopatë bashkëshorten e tij me të cilën kishte 47 vite martesë, raporton Tv Klan.
Shkak për krimin sipas të dënuarit ishin bërë dyshimet për tradhti dhe konfliktet e vazhdueshme që ata kishin me njeri-tjetrin.