Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në rr. “William Walker”, në Prizren, njofton Policia.
Sipas raportit të përditshëm policor, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:10.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që kishte shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar”, njofton Policia.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pushkë gjuetie me 19 fishekë dhe dy gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.