Aktuale

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime trupore në Prishtinë, pasi që në rrethana ende të panjohura, i njëjti dyshohet se është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve edhe pse gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori../KosovaPress/