Policia ka njoftuar se sot rreth orës 15 ka ndodhur në vrasje në Komunën e Deçanit.
Në njoftim të Policisë thuhet se Policia në Dragash ka pranuar një informacion nga Qendra e Mjekësisë Familjare i cili bënte me dije se aty kishte mbërri një person i gjinisë mashkullore me plagë në trup dhe pa shenja jete.
“Njësite relevante të policisë dhe krim teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime ku ishte i pranishëm edhe prokurori i shtetit. Vendi i ngjarjes dyshohet të jetë në një veturë në parkingun e pompës së karburanteve “Bashkimi Petrol” në Bresanë të Dragashit”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se hetuesit rajonal kanë bastisur një shtëpi në kërkim të provave dhe dëshmive materiale ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta.
“Po ashtu është sekuestruar edhe revolveri me numër serik U 00146 me pesë fishekë dhe një gëzhojë me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja. Në cilësi të personit të dyshuar është arrestuar një 48 vjeçar, i afërt me viktimën. Në ditët në vazhdim pritet të zbardhen rrethanat e ngjarjes. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi”, vazhdon njoftimi./KosovaPress/