Katër persona janë vrarë sot në Gllumovë dhe Kondovë të Shkupit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, sipas të cilës me këtë rast vrasësi ka për arsye ende të panjohura ka varë vëllain, dy nipërit dhe më pas edhe veten.
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski, tha se rasti ka ndodhur rreth orës dhjetë.
“Një person është vrarë në fshatin Gllumovë dhe dy në Kondovë. Njësiti Alfa ka kërkuar vrasin në fshatin Gllumovë, por i dyshuari ka kryer vetëvrasje. Vdekja u konstatua nga ndihma e shpejti dhe vrasësi dyshohet të jetë Shaban S. nga Gllumova. Tani pritet të kryhen hetimi për motivin e vrasjes si dhe të konfirmohet vrasësi”, tha ai.
Dëshmitarët rrëfejnë se dorasi Shaban Sulejmani fillimisht ka shkuar në banesën e djemve te vet në lagjen “Gjorçe Petrov” . Atje i takon djemtë e vëllait Muminin, Arijanin, Bariun dhe fëmijët e vet, Nebiun dhe Zulqeflin. Djemtë e vet ikin. Bariun e plagos në bark me dy plumba, ndërsa Mumini dhe Arijani kanë vdekur në vend.
Prej aty dorasi merr rrugën për në Gllumov dhe takon rrugës vëllain e vet Abdylin. Vrasësi e shtyn viktimën në drejtim të veturës. I ndjeri ka tentuar të ikë, mirëpo dorasi qëllon me dy plumba afër zemrës dhe ai nuk arrin të mbijetojë.
Edhe pse të afërmit u munduan ta bindin të dorëzohet, dorasi ka vrarë veten./AlsatM/