Aktuale

Vrasje me armë zjarri në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Vlorës, ku një 40 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima, i identifikuar si shtetasi Elidon Mehmeti, është qëlluar me armë ndërsa ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Ford” me targa AA 709 HM.

Autorët kanë qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit të viktimës duke e lënë të vdekur në vend. Rrethanat dhe autorët e kësaj ngjarje ende nuk dihen, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.