Rajon & Botë

Vrasja e turistit amerikan, paraburgoset një shtetas serb

Një shtetas serb, njëri nga nëntë të dyshuarit për vrasjen e turistit amerikan Bakar Henderson para barit në ishullin grek Zakintos, sot i është caktuar masa e paraburgimit deri në fillim të gjykimit, transmeton AP.

Masa e paraburgimit për shtetasin 33-vjeçar serb u caktua pasi që ai u paraqit para gjyqtarit hetues.

Turisti amerikan ishte rrahur për vdekje më 7 korrik të këtij viti nga një grup njerëzish në një bar, në rajonin Lagana.

Hetimet për personat tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në rrahje është duke vijuar.