Policia italiane ende është në hetim për të zbuluar se kush ishin vrasësit e dy kushërinjve, Agron dhe Alban Lleshaj ditën e enjte.
Agroni dhe Albani, 29 dhe 36 vjeç, banues në Kanegrate të Italisë ranë pre e një ekzekutimi barbarë, ku mbi ta u derdhën breshëri plumbash nga person që end nuk janë identifikuar.
Dyshimet e parë për vrasësit e tyre janë për persona me origjinë shqiptare, ku mendohet se shkak i vrasjes mund të ketë qenë larje hesapesh mes grupeve rivale të drogës.
Lajmin e konfirmon gazeta italiane “Il Giorno”, teksa hetimet vazhdojnë ende.