Aktuale

Vrasja e Ivanoviqit, Serbia merr raportin e autopsisë

Ani pse kanë kaluar gati tri javë nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, ende nuk ka asnjë të dyshuar.Por, pavarësisht kësaj autoritetet e Kosovës kanë filluar bashkëpunimin me ato serbe për zbardhjen e kësaj vrasjeje.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka pranuar që disa nga dokumentet e hetimit t’iu jepen palës serbe, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tahiri nuk ka specifikuar se çfarë dokumentesh u janë dërguar palës serbe.Por, Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për autopsinë e Oliver Ivanoviqit që është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.