Rajon & Botë

Vrasja e ambasadorit grek, e dyshuara kryesore gruaja e tij

Ambasadori grek Kyriakos Amiridis u gjet ditën e djeshmë i djegur në makinën e tij në një lagje të rrezikshme në njërin prej qyteteve të Brazilit. Fillimisht, dyshimet përfshinin bandat kriminele të zonës, por ditën e sotme, fakte të reja tronditëse kanë dalë në jetë.

Mediat shkruajnë se tashmë e dyshuara kryesore është gruaja e tij Francoise Amiridis, e cila ka bashkëpunuar me një oficer të policisë braziliane, me të cilin ka patur dhe një marrëdhënie jashtëmartesore. Sergio Moreira është oficeri që shtohet në listën e të dyshuarve, pasi ambasadori kishte mësuar lidhjen e gruas me të.

Diplomati 59-vjeçar është parë për herë të fundit në makinën e tij në Janero, pasi foli në telefon me bashkëshorten, mbrëmjen e Krishtlindjes.