Një vrasës serial dyshohet se ka vrarë nëntë persona, përfshirë edhe nënën e tij dhe e ka përdorë armën e një viktime për t’i kryer vrasjet, u zbulua pas një hetimi tre javor vitin e kaluar, kanë deklaruar autoritetet të etnjten.
Mbetjet e një zorre, ADN-ja, bizhuteritë e vjedhura dhe një celular të marrë nga një viktimë ishin ndër hetimet e hetuesve që lidhën Cleophus Cooksey Jr, 35-vjeçar, me vrasjet, sipas dokumenteve të gjykatës.
“Ai duhet të na trembë secilin prej nesh në dhomë, që ai arriti të vriste nëntë njerëz, e lëre më në një periudhë kaq të shkurtër prej tre javësh,” tha rreshteri Jonathan Hoëard, zëdhënësi i policisë së Feniksit.
Shtatë burra dhe dy gra janë qëlluar ndërmjet 27 nëntorit dhe 17 dhjetorit në shtëpitë e tyre, në apartmanetet e tyre, në parkingjet ose jashtë në natyrë, thuhet në dokument, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Cooksey, përshkruhet nga policiët si një aspirant i muzikës, ne i kemi intervistuar disa nga viktimat por hetimet akoma nuk kanë sjellur motivet e sulmeve, thuhet sipas zyrtarëve të policisë së Feniksit, Glendales dhe Avondales.
Viktima i quajtur Jesus Real, 25-vjeçar ishte vëllai i ish të dashurës së Cookseyt. Real ishte duke flejtur në shtëpinë e tij në Avondale më 11 dhjetor kur Cookseyt e kishte qëlluar atë dy herë në fytyrë.
Cooksey më parë kishte qëndruar në burg për 16 vjet, i ngarkuar për vrasje dhe grabitje të armatosur.
Kryebashkiaku i Feniksit, Greg Stanton, tha se teknologjia e re lejon policinë të marrë rezultatet e kontrolleve balistike brenda orëve në vend të javëve dhe për të gjetur më lehtë lidhjet mes rasteve. “Kjo do të thotë se krimet zgjidhen më shpejt,” tha ai./Periskopi/