Mediat amerikane raportojnë se personi që qëlloi mbi policët në Luiziana të SHBA-së është një ish pjesëtar i marinës amerikane.
I veshur me të zeza me të zeza dhe i pajisur me armë, ai qëlloi forcat e policisë vetëm dy javë pasi pati shkëmbim zjarri gjatë një konfrontimi ndërmjet policisë dhe disa personave me ngjyrë, ku pas aktit pati protesta gjithandej.
Por në rastin e Baton Rouge në Luiziana të SHBA-së, policia deklaroi se personi i armatosur shtiu me armë dhe vrau e plagosi disa policë. Ai më pas u vra nga policia, transmeton lajmi.net.
Ngjarja e cila ndodhi jo shumë larg një stacioni policor, ka ngriture dhe më shumë tensionet në vend. Presidenti Barack Obama ka bërë thirrje për qetësi, rend e ligj./lajmi.net