Rajon & Botë

Vrasësi masiv që ua mori jetën 77 njerëzve: Prej se po mbahem në izolim jam bërë edhe më radikal

Vrasësi masiv norvegjez, Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 persona në vitin 20011, ka thënë sot para gjykate se izolimi në burg e lënduar, duke bërë që ai të radikaloziohet edhe më shumë.

Ekstremisti djathtist 37-vjeçar, i cili është mbajtur në izolim që kur u dënua me 21 vjet burg në vitin 2012, foli qetësisht në gjykatë para një paneli prej tre gjykatësve, transmeton Express.

Ai u ankua se është detyruar të zhvishej cullak para syve të zyrtarëve të burgut hiç më pak se pesë herë në ditë.

“Jam dëmtuar nga izolimi… dhe jam radikalizuar si pasojë e saj,” ka thënë ai.

Ai është ankuar se jo vetëm që është lënduar por edhe është dëmtuar tej mase.

“Nuk jam lënduar pak, jam dëmtuar shumë,” ka thënë ai./Express/