ShowBiz

“Vrasës ndalo”, kundër aborteve (Foto)

Filmi “Vrasës Ndalo” me skenar të Blond Aliu, Resmie Aliu, Fis Cahani dhe me regji nga vet Blond Aliu si dhe producent Besart Durmishi, ka filluar xhirimet  më: 01 tetot dhe  pritet të përfundojë në nëntor.

Ky film është i metrazhit të shkurtër dhe ka për qëllim të vetëdisojë opinionin për abortin, pasi që në vendin tonë është rritur dukshëm kjo dukuri negative vrasëse!

Zhanri i filmit është dramë, ku në të flitet për një lidhje jashtë martesore, ku prej asaj lidhje vjen edhe një shtatzëni e padëshiruar. Prandaj burri i martuar, i cili ka krijuar lidhje jashtë martesore me vajzën kërkon abortimin e fëmijës. Ajo kundërshton dhe flijohet që ta mbajë atë fëmijë edhe përkundër dëshirës së të atit.

img_1948

v2

Në rolet kryesore janë: Gani Morina, Qendresa Loki, Jehona Veliu.

Filmi kryesisht është i financuar nga produksioni In Production .

v3v4