Aktuale

Votuesit shpresojnë në ndryshime

Votimi për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit ka filluar edhe në qendrën më të madhe, shkollën “Rasim Kiçina”, në këtë komunë.

Njëri nga votuesit e parë ishte Xhemajl Bytyqi , i cili tha se votoi me shpresën që Drenasi do të dyshoje.

“Drenasi ka nevojë për vende të reja të punës, investime në ujësjellës, kanalizim dhe në fusha tjera”, tha ai./KP