Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj ka hedhur votën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Osmani pasi kryerjes së procesit të votimit në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinës është deklaruar edhe për media.
Osmani pasi kryerjes së procesit të votimit në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinës është deklaruar edhe për media.
Ajo ka ftuar gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për votim që në këtë mënyrë edhe të përcaktojnë fatin e tyre dhe të ardhmen e vendit.
“Thirrja ime është për të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik sepse me të vërtetë kjo është një ditë historike për gjithë qytetarët. Kosova sot do të ketë arsyeje për të festuar prandaj shpresoj që gjithçka të shkoj mbarë. Dhe qytetarët të shfrytëzojnë këtë të drejtë që të përcaktojnë fatin e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.