Rajon & Botë

Votoi edhe Trump (Video)

Donald Trump dhe gruaja e tij Melania, votuan në Manhattan. Me këtë rast, ai në hyrje të dhomës së votimit u ndal për të blerë disa ëmbëlsira nga fëmijët e shkollës që shisnin aty në mënyrë simbolike.

Pas votimit, Trump u pyet se çfarë janë informacionet nga tereni. Me këtë rast, kandidati republikan për president tha: “Shumë mirë, gjithçka është duke shkuar mirë. Në thelb, ka fjalë të mira në përgjithësi.”.

Përndryshe, Trump u mirëprit nga shumë qytetarë të cilët e përshëndetën me fishkëllima pasi ai erdhi në qendrën e votimit. /KosovaPress/