Aktuale

Votohet rezoluta për arsimin parashkollor, parafillor dhe universitar

Me 63 vota pro ka kaluar në Kuvend Rezoluta për organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe universitar me 63 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Pikat e rezolutës janë si në vijim: arsimi të shpallet interes nacional dhe të rritet buxheti për arsimin në Kosovë;

Qeveria të krijojë fond të veçantë për ngritjen e kapaciteteve në shkolla;

Të bëhet rishikimi i kutikulës, plan programeve dhe teksteve shkollore;

Të ndalohen tekstet me përmbajtje anti-kushtetuese;

MASHT të krijojë forum gjithëpërfshirës për analizimin e arsimit në vend; dhe në rast të mos përmbushjes së kritereve, institucionet arsimore të mbyllen./KosovaPress/