Aktuale

Votohet projektligji për Miniera dhe Minerale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Minierat dhe Mineralet.

Ky projektligj është votuar pas disa përpjekjeve pasi që deputetët nuk votonin projektligjin edhe pse ishin në sallë.

Duke udhëhequr seancën nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti u tha deputetëve se është situatë e padenjë me qenë deputet në këtë Kuvend./KosovaPress/