Aktuale

Votohet me 61 vota 24 kundër dhe 1 abstenim Qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 61 vota Qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hotin, raporton Ekonomia Online.

Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaci për mandatarin e formimit të Qeverisë.

the authorGazetaKNN