Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani duket se ka vendosur të votojë “pro” marrëveshjes për demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Kjo pasi që ai ka shkuar pran Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ia ka zgjatur dorën.Pas këtij veprimi, Haradinaj me i buzëqeshur ka lëshuar sallën e Kuvendit, por pa harruar për ta përshëndetur deputetin nga radhët e AKR-së Labinot Tahiri, i cili votën e tij “pro” demarkacionit e kushtëzoi me mosvotimin e Listës Serbe.
Seanca për demarkacionin ka filluar rreth orës 16:30 dhe po vazhdon edhe më tutje. Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Pavarur Parlamentar ka vendosur të mos e votojë këtë marrëveshje.
Në seancë nuk po merr pjesë as Lista Serbe dhe deputeti nga radhët e LDK-së Ramiz Kelmendi.