Seanca e paraparë që të fillojë në ora 16:30 nuk ka filluar ende as kur ora është 17:00. Në sallën e kuvendi të Kosovës gjendet vetëm kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me deputetët e partisë së tij.
Seanca për dialogun fillimisht ishte paralajmëruar të niste në ora 14:00, por u shty për shkak se kishte mungesë të kuorumit.
Nëse seanca fillon punimet, aty pritet të votohet rezoluta e PSD-së dhe ligji për Dialogun.
Sipas rezolutës për dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.





















