Deputetë, përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë dhe ekspertë, kanë nisur të hyjnë në sallën e Debatit për demarkacionin për Malin e Zi.
Ndërkohë që mediat janë vendosur poshtë hollit kryesorë të Kuvendit, dhe qasjen për momentin e kanë të kufizuar, mësojmë se siguria në Kuvend është në nivel të lartë dhe secili nga personat që hyjnë brenda ndërtesës janë duke u kontrolluar sipas procedurave të rregullta të sigurisë.
Komisioni shtetëror për demarkacionin, përballë do të kenë ekspertët e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.
Kujtojmë se në Debat janë ftuar edhe ambasadorët e shteteve mike të Kosovës, nga: SHBA, Britani, Gjermani, Francë, Itali, Zvicër, Hungari dhe Shqipëri. I pranishëm pritet të jetë edhe përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, SamuelZbogar, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gazetarët e KosovaPress raportojnë se vendet janë të rezervuara edhe për presidentin dhe kryeministrin e vendit. /KosovaPress/