Aktuale

Vodhi unazën për t’u martuar me të dashurën

Autoritetet britanike njoftuan se një hajdut, i cili kishte vjedhur një stoli nga një grua 91-vjeçare dhe me unazën e saj u martua me të dashurën e vet, është dënuar me burg.

Policia ka bërë të ditur se 38-vjeçari Steven Reid me një bashkëpjesëmarrës kishin thyer banesën e gruas për t’i vjedhur unazën, transmeton KosovaPress.

Reid disa ditë pas vjedhjes së unazës së arit u martua me të dashurën e tij.

Gjykata britanike dënoi Reid me katër vjet e nëntë muaj burg për shkak të vjedhjes.