Policia në Mitrovicë ka arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’.
“Arrestimi i të dyshuarit K. H., 19 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘ vjedhje’ që ishte raportuar dy ditë më parë në Mitrovicë, ku cak i vjedhjes ishte një aparat i radios së veturës”, tha policia, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.