Aktuale

Vodhi 1100 euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar dy ditë më parë në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur rreth 1100 euro në kasafortën e një lokali në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se i njëjti kishte thyer kasafortën e lokalit me datën 23 të muajit korrik, dhe nga aty ka marrë 1100 euro para të gatshme.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/