ShowBiz

I vodhën bizhuteri prej 10 milionë dollarëve, Kim Kardashian ikën në New York

Ylli i reality show, Kim Kardashian ka fluturuar për në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara të hënën, për të u ndjerë rehat afër bashkëshortit të saj Kanye West, pas grabitjes së mbrëmshme në Paris, ku grabitësit i vodhën asaj bizhuteri në vlerë prej 10 milionë dollarësh.

Nëna multimolinere e dy fëmijëve, si dhe bashkëshortja e super yllit të muzikës rep, tashmë është dërguar në një apartament luksoz në New York, ku një fqinj i saj tha se “ajo po dridhej, por nuk kishte shenja të lëndimeve në trup nga sulmi”.

Bashkëshorti i saj la koncertin të cilin ishte duke e mbajtur me të marrë vesh për vjedhjen. Sulmi në Francë vë në pikëpyetje sigurinë e shtetit, pas një seri sulmesh të nivelit të lartë./KosovaPress/