Rezultat i ngushtë po vazhdon të tregojë Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni në mes të VMRO-DPMNE të Nikola Gruevskit dhe asaj të LSMD-së së Zoran Zaev.
Nga 88 % të votave të numëruara, VMRO-DPMNE kryeson me 371,862 vota, ose 38,57 %, ndërsa LSDM ka 349,341 apo 36,23% të votave.
Ndër partitë shqiptare është BDI-ja e cila kryeson me 7,43 % të votave, ose 71,643 vota, Lëvizja BESA ka 46,089, ose 4,78 të votave.
Ndërkaq, partia e Menduh Thaçit PDSH ka pësuar një humbje të thellë, duke numëruar vetëm 25,721 ose 2,67 % të votave.
Ndryshe, zgjedhjet e sotme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor janë rezultat i marrëveshjes ndërmjet liderëve të katër partive politike kryesore në vend të cilat pas negociatave të gjata më 31 gusht ranë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve me qëllim që vendi të dalë nga kriza politike. /KosovaPress/





















