Aktuale

VMRO bllokojnë foltoren në Kuvendit të Maqedonisë

Përdersi në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon debati për shkarkimin e e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, deputetët e VMRO-DPMNE-së pak më parë knë bllokuar foltorën e Kuvendit.

Pa të drejtë fjale në foltore fjalën e ka marrë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, për këtë arsye kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka kërkuar që sigurimi të intervenojë.

“E ftoj sigurimin ta vendos rendin. Antonio Milloshovski lëshojeni foltoren”, tha Xhaferi.

Pasi që Milloshoski ka refuzuar që të kthehet në vendin e tij, rreth tij kanë ardhur bashkëpartiakët e tij, për shkak së cilës Xhaferi dha 10 minuta pauzë dhe i ftoi deputetët ta lëshojnë sallën.