Aktuale

Vlorë, shpërthen një automjet në lëvizje, plagoset drejtuesi

Një automjet ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje paraditen e sotme në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij shpërthimi.